BE-ja përkrah kushtëzimin e dialogut me heqjen e taksës
kosova
BE-ja përkrah kushtëzimin e dialogut me heqjen e taksës

BE-ja përkrah kushtëzimin e dialogut me heqjen e taksës

Prishtinë, 11 janar - Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut Kosovë – Serbi në vazhdimësi ka kërkuar që të dyja vendet të mos kushtëzojnë këtë proces. Megjithatë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, Bashkimi Evropian po e mbështetë Serbinë në kushtëzimin e dialogut me heqjen e kësaj takse. Qeveria e Kosovës thotë se dialogu nuk lidhet me taksën ndaj mallrave serbe, shkruan “Zëri”.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë për gazetën “Zëri” se Kosova e Serbia duhet ta angazhohen që dialogu të vazhdojë, pasi normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve lidhet me perspektivën dhe me aspiratat e tyre për anëtarësim në BE.

“Për tarifat qëndrimi ynë është i qartë: vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina në 100% është një shkelje e qartë e Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe të frymës së Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian e Kosovës”, ka deklaruar Kocijançiq.

© ZHURNAL 11.01.2019, 09:58 | Xh.I. | 349 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."