‘Kaos’ në QKUK, anulohen mbi 1000 operacion
kosova
‘Kaos’ në QKUK, anulohen mbi 1000 operacion

‘Kaos’ në QKUK, anulohen mbi 1000 operacion

Prishtinë, 11 janar - Për shkak të grevës është bërë kaos është bërë në në Klinikën e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Mbi një mijë operacione vetëm për një javë janë anuluar në Klinikën e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak se personeli mjekësor ka hyrë në grevë. Nga data 17 dhjetor 2018 kolegjiumet profesionale të kirurgëve të QKUK-së kanë hyrë në grevë për shkak të neglizhencës së premtimeve të dhëna për miratimin e Projektligjit për Paga, sipas kërkesës së tyre.

Përfaqësuesi i kirurgëve, Arbër Morina, ka thënë për “Zërin” se mbi 200 operacione në ditë anulohen në Klinikën e Kirurgjisë për shkak të grevës. Sipas tij, gjatë kohës sa ata janë në grevë do t’i trajtojnë vetëm rastet emergjente.

“Operacionet elektive janë të ndërprera. Parimisht mbi 200 raste elektive çdo ditë dështojnë. Urgjenca vazhdon të kryhet qysh është kryer deri më tani. Për asnjë rast të sëmundjeve që janë jetëkërcënuese për pacientët nuk i kemi ndërprerë shërbimet”, ka thënë ai për “Zërin”.

© ZHURNAL 11.01.2019, 09:57 | Xh.I. | 494 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."