VMRO-DPMNE: Të zezat që i solli LSDM nuk mund të fshihen me shitjen e emrit
maqedonia
VMRO-DPMNE: Të zezat që i solli LSDM nuk mund të fshihen me shitjen e emrit

VMRO-DPMNE: Të zezat që i solli LSDM nuk mund të fshihen me shitjen e emrit

Shkup, 11 janar - Zoran Zaev po punon kundër vullnetit të popullit, i cili u shpreh më 30 shtator, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së, përcjell Zhurnal.

Nga VMRO konsiderojnë se populli publikisht tregoi se nuk pranon ndryshim të emrit dhe këtë çdo politikan duhet ta respektojë.

"Zoran Zaev gjithçka që bënë, duke përfshirë dhe ndryshimin e emrit me dhunë, me qëllim të ngelet në Qeveri dhe të plaçkitë shtetin nëpërmjet tenderëve kriminel. Aparati shtetëror tanimë 2 vite është jofunksional, nëvend reforma dhe projekte, Qeveria është orientuar kah shitja e interesave shtetërore dhe kombëtare", thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së opozitare.

Nga kjo parti shtojnë se arsimi është në kaos, shëndetësia ka rënë në gjunjë, ndërsa bujqësia në dëshpërim.

"Bukvalisht gjithçka është në zi. Të zezat që i sollën çdo ditë nuk mund ti fshijnë me shitjen e emrit. Zoran Zaev është njeriu që do të mbahet mend si politikani që ka shitur Maqedoninë. Zoran Zaev nuk punon për qytetarët dhe shtetin, por për interesat e tija personale", thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga partia thonë se të zezat nuk guxojnë të jenë e përditshmja jonë, por përsëri do të ketë agim për Maqedoninë./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 11.01.2019, 09:51 | Z.H. | 1,184 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."