ABT Sportsline sjell paketa të reja për Audi A8 të ri (Foto)
auto
ABT Sportsline sjell paketa të reja për Audi A8 të ri (Foto)

ABT Sportsline sjell paketa të reja për Audi A8 të ri (Foto)

Kompania e njohur gjermane, ABT Sportsline, edhe më parë ka përgatitur paketa për përforcimin e motorit 3.0-litër TDI të gjeneratës më të re të modelit luksoz të Audit – A8, ndërsa tani kjo kompani ofertën e saj për A8 e ka zgjeruar me paketën e re për aerodinamikën e tij dhe me set të ri të rrotave.

Paketë për aerodinamikën përfshinë mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), mbrojtësi i pasmë me atë shtesë (difuzer) dhe mbrojtësin shtesë të pasmë (spoiler) mbi bagazh nga fibra të karbonit.

Sa i përket përforcimit të motorit, motori 3.0-litër TDI në vend të 210 kW/286 kuajfuqi tani është me kapacitet prej 243 kW/330 kuajfuqi, por detajet për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale nuk janë zbuluar.

Gjithashtu, ABT Sportsline ofron paketën edhe për përforcimin e motorit benzinë 3.0-litër V6 i cili do të përforcohet në 400 kuajfuqi.

ABT Sportsline, po ashtu, për këtë A8 ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave nga alumini prej 20 deri 22-inç.

© ZHURNAL 11.01.2019, 09:40 | E.D. | 2,067 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."