Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, mjegull në Strazhë
maqedonia
Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, mjegull në Strazhë

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, mjegull në Strazhë

Shkup, 11 janar - Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë. Reshje të borës me intensitet të ndryshëm vërehen në Tetovë, Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Dibër.

Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra ka në vendkalimin malor Strazhë, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM).

Ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda ka në drejtimin rrugor Mavrovë- Dibër, Gostivar – Kërçovë, përmes kalimit malor Strazhë, Kërçovë – Ohër, përmes kalimit malor Presekë, Strugë – vendkalimi kufitar Qafthanë dhe Tetovë – Kodra e Diellit, ku ndalesa vlen edhe për autobusë ndërsa për automjetet e tjera është i obligueshëm përdorimi i pajisjeve të dimrit (zinxhirëve).

© ZHURNAL 11.01.2019, 09:22 | Z.H. | 1,375 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."