Zaev uron qytetarët dhe deputetët për përgjegjësinë e ndërmarrë
maqedonia
Zaev uron qytetarët dhe deputetët për përgjegjësinë e ndërmarrë

Zaev uron qytetarët dhe deputetët për përgjegjësinë e ndërmarrë

Shkup, 11 janar - Kryeministri Zoran Zaev sonte pasi që Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës përmes profilit të tij në Facebook ka uruar qytetarët dhe deputetët për përgjegjësinë e ndërmarrë.

“Uroj qytetarët dhe deputetët për ndërmarrjen e përgjegjësisë për ndryshimet kushtetuese me të cilin së bashku i hapëm dyert e NATO-s dhe të BE-së për Republikën e Maqedonisë”, theksoi Zaev.

“Në të njëjtën kohë, shpreh falënderim deri tek sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për urimin e sontëm përmes telefonit dhe ku ai të gjithë qytetarëve të vendit tonë ua uron suksesin historik dhe perspektivat e reja të cilat hapen para nesh”, tha Zaev.

© ZHURNAL 11.01.2019, 22:47 | T.E. | 2,973 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."