Ruçi i dërgon letër Talat Xhaferit
maqedonia
Ruçi i dërgon letër Talat Xhaferit

Ruçi i dërgon letër Talat Xhaferit

Tiranë, 11 janar - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka telefonuar homologun Talat Xhaferi, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese me të cilat zyrtarisht Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut. Ruçi tha se lidershipi i liderëve politikë shqiptarë është përcaktues në të ardhmen e shtetit tanimë të Republikës së Maqedonisë të Veriut.

“Lidershipi juaj dhe deputetët shqiptarë janë përcaktues të Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut,  vizion e kontribut për paqen e stabilitetin rajonal. Maqedonia e Veriut,  vullnet popullor për integrimin në BE dhe NATO. Shqipëria, fqinje, mbështetëse dhe partnere e Maqedonisë së  Veriut”, ka deklaruar Ruçi.

© ZHURNAL 11.01.2019, 22:41 | T.E. | 3,163 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."