Zv.kryeministri Lika: Shtegut drejt BE dhe NATO-s po i afrohemi!
maqedonia
Zv.kryeministri Lika: Shtegut drejt BE dhe NATO-s po i afrohemi!

Zv.kryeministri Lika: Shtegut drejt BE dhe NATO-s po i afrohemi!

Shkup, 11 janar – Përmes një postimi në rrjetet sociale pas votimit të ndryshimeve kushtetuese është deklaruar edhe zv.kryeministri Hazbi Lika i cili ka shkruar se qeveria me përkushtim vazhdon të reflektojë në favor të interesave të qytetarëve dhe stabilitetin në vend e rajon.

Të nderuar qytetarë,

Hap pas hapi, shtegut drejt BE dhe NATO-s po i afrohemi! 🇪🇺
Me 81 vota pro sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi ndryshimet kushtetuese, nismë dhe akt historik i cili zyrtarizon emrin e ri të shtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria me përkushtim vazhdon të reflektojë në favor të interesit të qytetarëve dhe stabilitetit në shtet!

© ZHURNAL 11.01.2019, 22:16 | T.E. | 5,274 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."