Kurz: Ky është një hap përpara për anëtarësimin në BE
maqedonia
Kurz: Ky është një hap përpara për anëtarësimin në BE

Kurz: Ky është një hap përpara për anëtarësimin në BE

Vjenë, 11 janar - Pasi Kuvendi me 81 vota “për” miratoi ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të shtetit, mesazh urimi erdhi edhe nga kancelari austriak Sebastian Kurz.

 

Ai në profilin e tij në Twitter e përshëndeti këtë hap, me shpresë se do të sjellë një puls pozitiv për gjithë rajonin.

“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi në Shkup është shumë i guximshëm dhe hap i madh përpara në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Shpresojmë se me këtë po krijohet një puls pozitiv në gjithë rajonin. BE është e plotë kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e saj”, ka shkruar Kurz.

© ZHURNAL 11.01.2019, 21:12 | T.E. | 1,892 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."