Han, Mogerini, Stoltenberg e Kukan përshëndesin vendimin historik të Kuvendit
maqedonia
Han, Mogerini, Stoltenberg e Kukan përshëndesin vendimin historik të Kuvendit

Han, Mogerini, Stoltenberg e Kukan përshëndesin vendimin historik të Kuvendit

Bruksel, 11 janar - Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi, kanë arritur përshëndetjet e para nga shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini, gjithashtu reagimet kanë vazhduar edhe nga euro komisioneri për zgjerim Johanes Han, Sekretari Gjernerl i NATO-s Johanes Han si dhe nga Euro Deputeti Eduard Kukan.

“Përshëndetjet më të sinqerta deri te të gjthë kontribuesit politik, për atë që  emri i shtetit do të ndryshojë në /Maqedonisë së Veriut nga votimi i fundit në Kuvend. Shpresojmë se ky vendim historik do të krijojë dinamikë pozitive dhe përparim të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor ka theksuar Han në Twitter.

Sekretari Gjeneral i NATO-s Jans Stoltenberg nga faqja e tij zyrtare i dërgoi “tweet” të drejtëpërdrejtë, kryeministrit Zoran Zaev për të përshëndetur vendimin e fundit.

“NATO e përkrahë fuqishëm implementimin e Marrëveshjes, që është kontribut për stabilitet dhe prosperitet në rajon – theksoi Stoltenberg.

Deputeti europarlamentar Eduard Kukan nga PE gjithashtu ka përshëndetur deputetët për siç theksoi ai “përgjegjësinë” e votimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat e hapin rrugën për implementim të Marrëveshjes së Prespës.

Me padurim e pres të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë së Veriut ka shkruar të twitter Kukan.

© ZHURNAL 11.01.2019, 20:29 | T.E. | 3,191 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."