Remzie Osmani pre e sulmeve kibernetike
showbiz
Remzie Osmani pre e sulmeve kibernetike

Remzie Osmani pre e sulmeve kibernetike

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani mesa duket ka qenë ‘shënjestra’ e radhës e sulmuesve kibernetikë. Së fundmi, këngëtarja është ndeshur me një ngjarje aspak të këndshme, sa i përket prodhimeve të saj muzikore në YouTube.

Kjo, pasi llogaria e saj e videove në këtë kanal është sulmuar nga disa “hakerë”, gjë e cila ka bërë që këngët dhe klipet e saj të mos jenë të disponueshme për një kohë në YouTube.

Këngëtarja ka bërë një lajmërim në rrjetin social “Facebook”, me ç’rast ka treguar për bllokimin e llogarisë, si dhe ka kërkuar mirëkuptimin e fansave, pasi shumë shpejt pritet të rregullohet edhe ky problem.

Llogaria e këngëtares në YouTube tash e një kohë menaxhohet nga kompania zvicrane “Prominent Network”

 

© ZHURNAL 11.01.2019, 15:04 | E.D. | 486 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."