Hiqet ndalesa për automjete të rënda transportuese në rrugën Kërçovë – Ohër
maqedonia
Hiqet ndalesa për automjete të rënda transportuese në rrugën Kërçovë – Ohër

Hiqet ndalesa për automjete të rënda transportuese në rrugën Kërçovë – Ohër

Shkup, 11 janar - Ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Kërçovë – Ohër, përmes vendkalimit malorë Preskë, është hequr në orën 12:30, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Paraprakisht u hoq edhe ndalesa për komunikacion për automjetet e rënda transportuese në aksin rrugor Strugë – vendkalimi kufitar Qafthanë në orën 11:45, kumtoi Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri nëpër korsi të lagësht, me mbetje të borës në korsinë pas intervenimeve të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”.

© ZHURNAL 11.01.2019, 14:08 | Xh.I. | 1,093 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."