VMRO-DPMNE: Zaev po ushtron presion mbi deputetët për të votuar ndryshimet kushtetuese
maqedonia
VMRO-DPMNE: Zaev po ushtron presion mbi deputetët për të votuar ndryshimet kushtetuese

VMRO-DPMNE: Zaev po ushtron presion mbi deputetët për të votuar ndryshimet kushtetuese

Shkup, 11 janar - Pranimi i aktakuzës së rastit “Talir” nga Gjykata Penale, për VMRO-DPMNE-në, është edhe një tjetër dëshmi se Kryeministri Zoran Zaev po u bën presion deputetëve të partisë opozitare për të votuar ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-së, Igor Janushev bëri me dije se nëse pushteti vazhdon me këto politika, partia e Mickoskit do të lëshojë institucionet, përfshi këtu edhe Kuvendin. Megjithatë, vendimet pritet që të merren bë Komitetin ekzekutiv që do të fillojë pas pak.

I pyetur nga Alsat nëse grupi parlamentar i VMRO-së është i unifikuar kundër ndryshimeve kushtetuese, zëdhënësi i partisë Naum Sotillkovski tha se beson që nuk do të ketë deputet të ri të partisë së tij që do të votojnë për ndryshimin e emrit.

© ZHURNAL 11.01.2019, 14:06 | Z.H. | 1,272 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."