Çupeska për Zhurnal: Do të kemi krizë politike nëse dështon procesi i votimit në Kuvend
maqedonia
Çupeska për Zhurnal: Do të kemi krizë politike nëse dështon procesi i votimit në Kuvend

Çupeska për Zhurnal: Do të kemi krizë politike nëse dështon procesi i votimit në Kuvend

Shkup, 11 janar - Shumica parlamentare ende nuk ka siguruar dy të tretat e votave për të miratuar ndryshimet kushtetuese, dhe me këtë zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjet e kontestit të emrit.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se nëse nuk arrihet të sigurohen votat, do të japë përgjegjësi para organeve të partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), që nënkupton edhe dorëheqjen e mundshme.

Kreu i Qeverisë, tha se problemi qëndron se ende nuk kanë gjetur një zgjidhje të pranueshme me Lëvizjen Besa, parti opozitare shqiptare, e cila kërkon të pranohet një amendament i saj për çështjen e shtetësisë në dokumentet personale, ku sipas formulimit aktual, të gjithë qytetarët do të jenë /maqedonas/qytetar të Republikës Maqedonia e Veriut.

Profesoresha universitare, Ana Çupeska për Zhurnal thekson se sot me rëndësi të veçantë është që të kemi rezultat pozitiv në Kuvend. Sipas saj nëse eventualisht procesi dështon, atëher Maqedonia do të futet në një krizë politike që do ta vështirësonte organizimin e zgjedhjeve eventuale të parakohëshme.

“Definitivisht përshtypja juaj është e arsyeshme. Me rëndësi të veçant është për ardhmërinë e shtetit që sot të kemi rezultat pozitiv lidhur me amandamentet. Besoj se kjo do të ndodh, në të kundërtën përveç se do të ngritet përgjegjësi, do të kemi edhe një krizë politike. Në këtë skenarë eventual, edhe më vështirë do të ishte organizimi i zgjedhjeve”, ka deklaruar për Zhurnal, profesoresha universitare, Ana Çupeska.

Ndryshe, Seanca për ndryshimet kushtetuese është shtyrë për në orën 15.00. Fillimisht, gjatë ditës së djeshme, seanca u shty për sot në orën 12.00, megjithatë edhe kësaj radhe ajo nuk filloi.

Pritet që të sigurohet shumica e nevojshme për ndryshimet kushtetuese dhe më pas të filloj seanca.

© ZHURNAL 11.01.2019, 14:00 | Xh.I. | 6,518 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."