​“Fiat-Chrysler” do të paguajë 800 milionë dollarë për mashtrim
auto
​“Fiat-Chrysler” do të paguajë 800 milionë dollarë për mashtrim

​“Fiat-Chrysler” do të paguajë 800 milionë dollarë për mashtrim

Kompania italo-amerikane “Fiat-Chrysler” pranoi të paguajë deri në 515 milionë dollarë tek autoritetet e ndryshme amerikane, të cilat e akuzonin se ka pajisur më shumë se 100000 automjete me një pajisje që synonte të mashtronte mbi nivelin e ndotjes, njoftoi sot Ministria amerikane e Drejtësisë.

“Prodhuesi italo-amerikan i automjeteve pranoi gjithashtu të tërheqë automjetet e tij për t’i vendosur brenda normave për të mbyllur paditë”, theksohet në këtë komunikatë.“Nga ana tjetër ‘Fiat-Chrysler’ dhe prodhuesi i pjesëve për automjete ‘Boch’ pranuan të dëmshpërblejnë me 300 milionë dollarë pronarët amerikanë të automjeteve, në të cilat ndodheshin pajisjet që mashtronin për nivelin e ndotjes”, njofton Ministria e Drejtësisë./KosovaPress/

© ZHURNAL 11.01.2019, 12:43 | E.D. | 1,445 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."