David Luiz i hapur për rikthim te Benfica
sport
David Luiz i hapur për rikthim te Benfica

David Luiz i hapur për rikthim te Benfica

David Luiz thuhet se është i gatshëm të rikthehet te ish-skuadra e tij, Benfica, raportojnë mediat angleze. 

Mbrojtësi i Chelseat, Luiz, është duke u lidhur me një rikthim të bujshëm në Benfica.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Luiz është gati të kthehet te gjigantët portugezë të Benficas – nëse nuk arrin të marrë një kontratë të re në Chelsea.

Braziliani është një agjent i lirë në verë dhe Blutë ende nuk i kanë ofruar 31-vjeçarit një zgjatje për të qëndruar në Stamford Bridge.

Raportet e mediave braziliane pohojnë se Luiz tani është në bisedime me Benficën, klubin me bazë në Lisbonë.

Luiz aty kaloi katër para se të transferohej te Chelsea për herë të parë në një marrëveshje prej 20 milionë funtesh në vitin 2011.

Palmeiras janë të interesuar të marrin Luizin përsëri në Brazil, me ish-trajnerin e Chelseat, Luiz Felipe Scolari, që po i kërkon klubit të bëjë një marrëveshje.

Mbrojtësi brazilian ka luajtur për disa vite edhe te skuadra franceze, Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

© ZHURNAL 11.01.2019, 11:09 | Xh.I. | 520 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."