Mirsa hap arkivat, kështu dukej vite më parë (Foto)
showbiz
Mirsa hap arkivat, kështu dukej vite më parë (Foto)

Mirsa hap arkivat, kështu dukej vite më parë (Foto)

Mirsa bëhet nostalgjike

Këngëtarja e njohur, Mirsa Kerqeli qysh në fillimet e karrierës arriti që t’i bëjë për vete zemrat e publikut me këngët e saj. “Djaloshi im”, “Punë e madhe”, “Buzën mbi buzë”, janë disa prej këngëve hit  të Mirsës që dëgjohen edhe tani. Mirsa në vitin 2011 i dha fund beqarisë duke u fejuar me Granitin dhe më pas ata edhe u martuan.

Mirsa tash e sa vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Granitin dhe dy fëmijët e tyre, Tiarin dhe Anën, shkruan rtv21.tv Edhe pse nuk është shumë aktive me projekte muzikore, Mirsa është aktive në rrjetet sociale.

Përmes disa imazheve të publikuar në Instagram ajo është rikthyer në fëmijërinë e saj. Në këto fotografi shihet se Mirsa edhe e vogël ka qenë simpatike sa tani.

© ZHURNAL 11.01.2019, 11:19 | E.D. | 999 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."