Mickoski për DW: Nuk pres që deputet tjerë të VMRO-DPMNE-së të votojnë "pro"
maqedonia
Mickoski për DW: Nuk pres që deputet tjerë të VMRO-DPMNE-së të votojnë "pro"

Mickoski për DW: Nuk pres që deputet tjerë të VMRO-DPMNE-së të votojnë "pro"

Shkup, 11 janar - Sot në mesditë pritet të fillon seanca për ndryshimet kushtetuese pasi që dje e njejta u anulua nga shkaku se ende nuk janë siguruar 2/3 e votave, transmeton Zhurnal.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk pret deputet tjerë të partisë së tij të votojnë "pro". Andaj do ketë edhe tentim të fundit që shumica parlamentare të arrinë marrëveshje me Lëvizjen BESA.

VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimet e mëparshme dhe nuk pret që deputet tjerë ti pranojnë ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit, kështu ka theksuar për Dojçe Wele lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen se a ekziston mundësia që deputet të VMRO-DPMNE-së ti kompensojnë votat që janë vënë në pikpyetje me kushtet e Lëvizjes BESA.

Këshillë të tillë publike ditë më parë dha ish kryeministri Lupço Georgievski i cili sugjeroi VMRO-DPMNE-së që të ia jep dy deputet Kryeministrit Zaev për të votuar ndryshimet kushtetuese që mos të kushtëzohet nga Lideri i Besës, Bilall Kasami.

© ZHURNAL 11.01.2019, 10:34 | Xh.I. | 2,338 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."