Në Shkup në 24 orëshin e fundit 16 aksidente, 13 persona me lëndime të lehta
kronika
Në Shkup në 24 orëshin e fundit 16 aksidente, 13 persona me lëndime të lehta

Në Shkup në 24 orëshin e fundit 16 aksidente, 13 persona me lëndime të lehta

Shkup, 10 janar – Trembëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tetë prej gjithsej 16 aksidenteve që kanë ndodhur në 24 orëshin e fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në tetë aksidente  është shkaktuar dëm material.

Sipas informacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia ka sanksionuar dy shoferë të cilët kanë qarkulluar  me shpejtësi më të madhe nga e lejuara  në shenjën e komunikacionit, tre të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 12 para se të marrin patentë shoferin  dhe një fillestar.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe shtatë automjete teknikisht të parregulluara, gjashtë të paregjistruara, një automjet për shkak të mbingarkesës dhe 43 për parkim të paligjshëm. Automjeti special “karrotrec” ka mënjanuar 43 automjete.

Janë sanksionuar edhe dy shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe,  tre për  mos posedim  të pajisjes dimërore në automjet,  një për mosmbajtje të rripit të sigurisë nga ana e shoferëve gjatë drejtimit të automjetit, dy për përdorimin e celularit nga ana e shoferëve gjatë drejtimit të automjetit.

© ZHURNAL 10.01.2019, 09:26 | Xh.I. | 753 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."