Tahiri: Qeveria me PSD-në i ka 63 vota në Kuvend
kosova
Tahiri: Qeveria me PSD-në i ka 63 vota në Kuvend

Tahiri: Qeveria me PSD-në i ka 63 vota në Kuvend

Koordinatori nacional për reforma në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria ka një marrëveshje me PSD-në dhe së bashku në Kuvendin e Kosovës i kanë 63 vota.

Tahiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se marrëveshja me PSD-në është publike.

“Kemi një marrëveshje me PSD-në për buxhet dhe kjo marrëveshje është publike”, tha ai.

Zyrtari i AAK-së ka thënë se nuk ka qeveri në Kosovës që nga koha e pasluftës që ka kryer punë më të mëdha se kjo e Ramush Haradinajt.

© ZHURNAL 10.01.2019, 22:34 | T.E. | 1,034 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."