Tevdovski: Nga sivjet fillon regjistri i pronarëve të vërtetë të firmave
ekonomi
Tevdovski: Nga sivjet fillon regjistri i pronarëve të vërtetë të firmave

Tevdovski: Nga sivjet fillon regjistri i pronarëve të vërtetë të firmave

Shkup, 10 janar - Këtë vit do të startojë regjistri i pronarëve të vërtetë me çka do të evidentohen personat fizik, pronarë të subjekteve juridike që kanë në pronësi ose kontrollojnë firmat, përcjellë Zhurnal.

Kjo u theksua gjatë një vizite nga ministri i finansave Dragan Tevdovski tek Drejtoria për kundërzbulim finansiar. Ndryshe, kjo e re vjen nga ligji i ri i sjellur për parandalimin e larjes së parave dhe terrorizmit të finansuar, që është sipas rregullores europiane, transmeton Zhurnal.

"Regjistri i pronarëve të vërtetë duhet të paraqes sistem që ka për qëllim të bëjë transparente strukturat e pronarëve dhe marrëveshjet juridike, gjegjësisht të zbulojë pronësinë "e fshehur". I njejti duhet të vërtetojë pronarin, gjegjësisht pronarët e personit fizik ose ata që kanë kontroll real ose tjetër kontroll mbi të njejtin", deklaroi ministri i finansave Tevdovski./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 10.01.2019, 16:08 | Z.H. | 1,707 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."