Conte preferon dy klube tjera para Real Madridit
sport
Conte preferon dy klube tjera para Real Madridit

Conte preferon dy klube tjera para Real Madridit

Mediat italiane raportojnë se ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, nuk është i interesuar për tu bërë trajner i Real Madridit.

Conte u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseat në fund të sezonit të kaluar dhe në vend të tij erdhi italiani Maurizio Sarri.

Trajneri italian është lidhur me shumë klube të mëdha evropiane pas largimit nga Chelsea, ku më i përfoluri ishte stoli i Real Madridit.

Megjithatë, sipas mediumit Corriere dello Sport, Conte nuk është i interesuar për një lëvizje në Santiago Bernabeu.

Në vend të kësaj, ai favorizon një kthim në Angli ose Itali për punën e tij të ardhshme.

Conte thuhet se dëshiron rikthimin te Juventusi ose detyrën e trajnerit te Manchester Unitedi.

Italiani është duke shikuar situatën e Ole Gunnar Solskjaer në United, ndërsa një kthim në Juve është gjithashtu një opsion tërheqës.

Është sugjeruar që trajneri i tanishëm i Juves, Max Allegri, mund të largohet këtë verë drejt Real Madridin, duke hapur kështu rrugën që Conte të rikthehet në Torino.

© ZHURNAL 10.01.2019, 15:03 | Xh.I. | 1,172 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."