Interi insiston për blerjen e De Paul
sport
Interi insiston për blerjen e De Paul

Interi insiston për blerjen e De Paul

Interi thuhet se është duke këmbëngulur në një marrëveshje për Rodrigo de Paul të Udineses këtë verë.

Udinese përjashtoi shitjen e De Paul në janar pasi është lojtari më i rëndësishëm i skuadrës.

Por, sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Udinese nuk e ka penguar Interin për të synuar argjentinasin në verë.

Gazeta shpjegon se marrëveshja për blerjen e argjentinasit mund të kryhet në shifrat 25-30 milionë.

Nerazzurrët synojnë të zvogëlojnë këtë shifër me përfshirjen e lojtarëve të rinj në marrëveshje.

Emrat më të përfolur si pjesë e shkëmbimit janë sulmuesi Andrea Pinamonti ose mbrojtësi Zinho Vanheusden.

Interi është klub i njohur për blerjen e argjentinasve gjatë viteve dhe kjo mund t’i ndihmojë atyre për të arritur një marrëveshje.

De Paul, gjithashtu është një objektiv i raportuar për Romën dhe Milanin, ndërsa këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime për Udinesen.

© ZHURNAL 10.01.2019, 13:05 | Xh.I. | 457 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."