Kushtëzime të mëdha nga njerëz me potencial të vogël
opinion
Kushtëzime të mëdha nga njerëz me potencial të vogël

Kushtëzime të mëdha nga njerëz me potencial të vogël

Shkruan: Burim Kaba

Kushtëzimi në kuptimin e tij thelbësor do të thotë që për një veprim të caktuar, dikush duhet të të japë diçka në kompenzim të mbështetjes, por kjo nënkupton që ai që kushtëzon e ka me të vërtetë, që me të vërtetë është faktor dhe ka një çelës në dispozicion.

Në rastin e kushtëzimit nga ASH(Alenca për Shqiptarët), ose nga z. Sela, për të barazur qytetarët shqiptarë para kushtetutës, doli të jetë një huqje e madhe,si për ata si subjekt në rafshin politik edhe për dëshpërimin e elektoratit të tyre.

Në parim unë jam pro kushtëzimeve, dhe me të vërtetë besoj në atë si mjet për realizimin e qëllimeve  nacional-kombëtare,  por ato duhet të jenë të arsyeshme dhe në kohën e duhur, përndryshe ata kanë një efekt të kundërt, kur ata nuk arihen, tek popullata do të kenë një efekt zhgënjimi , do të humbet pozita e favofrshme përballë palës tjetër, do të dobësohej pazari politik dhe do të forconte bindjen tek pala tjeter se kanë të bëjnë me një palë jo të fortë , jo konsistente dhe lehtë të manipulueshme. Kjo e dëmton të gjithe pozitën e palës shqipatare në vazhdimsi.

Po të shohim rastin e shqiptarëve në Mal të Zi, në fazën e anëtarësimit të këtij shteti në  NATO, shqiptarët nuk vendosën ndonje kusht, dhe kjo  ishte shumë e logjikshme pasi ishin vendime gjeostrategjike më të mëdha se kërkesat për barazi të shqiptarëve, ashtu sikur përkundër kësaj mendoj se në rastin e shpalljes së pavarësisë së atij shteti, ku shqiptarët ishin pjesë determinuese, ishte e mundur një kushtëzim pë përmirsimin  dhe garantimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve autoktonë në atë shtet.

Po të kthehemi në rastin tonë ASH’ja  në kërkesat apo pikat e kushtëzimit prej fillimit dihej që do të dështojë, pasi ishin në momnetin jo të duhur, kur dihej që të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë të perëndimit janë me sytë nga ne,  dhe qëllimi është hapja e qasjes euroatlantike, dhe jo për barazinë dejure në frymë dhe në akte normative –kushtetute. Pra beteja ishte më e gjërë dhe më e madhe se shpatullat e z.Sela.

Ky zotëria  u zotua se do të kushtëzojë votimin pro ndryshimeve kushtetuese me plotësimin e kërkesave për barazinë e shqiptarëve, për futjen e gjuhës shqipe në kushtetutë , por në fakt ajo mbeti për një kohë tjetër, dhe këta u morën me preambulën, e cila, dihet që ka rol fryme dhe  nuk ka efekte të drejtpërdrejta të prekshme konstituitive.

Në këtë lëshim apo siç e quajtën palët kompromis i gjithë suksesi u vendos në preambulën duke u kënaqur me disa zëvendësime presjesh dhe përmirsime teknike gjuhësore, të cilat nuk duhet të pranohen si aritje politike por si politikë e pamenduar mirë,  populiste dhe mbi të gjitha si subjekt i mostakatshëm për t’iu dalur zot zotimeve të bëra me shumë pompozitet.

E gjithë kjo është nje defaktorizim për  z.Sela,  pasi edhe elektorati i tij i pakët e kuptoi që ai nuk ka këmbë për atë peshë.

Këto kushtëzime duhet të jenë pjesë e një agjende të përbashkët shqiptare , me një bashkim vullnetesh dhe sigurisht me një rast tjetër që nuk do të mungojë, dhe jo të meret përsipër nga një parti minore që dështon akoma pa u provuar. Rasti i bashkimit të faktorit shqiptar për kushtëzimin e qeverisë për ligjin e gjuhës shqipe ishte i suksesshëm, pasi ishte në momentin e duhur , dhe mbi të gjitha faktori shqiptar kishte një potencë të madhe pasi ishte i bashkuar.

Teknikisht me këto ndryshime preambula e mban po të njëjtën frymë pra atë të përcaktimit etnik të popullates përbërëse, dhe nuk evulon në një kushtetutë apo shtet qytetar , por i potencon etnikumet përbërëse taksativisht,  dhe me ndryshimin që ju bë mendoj që është më e dëmshme për ne shqiptarët meqë na barazon me komunitete tjera etnike, e thellon pozicionin  me popullin maqedon dhe kjo e zbeh më shumë karakterin shtetformues të shqiptarëve, pra nëse deri tash ishim dy subjekte shtetformuese  tani kjo relativizohet dhe populli maqedon shkëputet edhe më tepër dhe ne barazohemi me pakicat kombëtare.
Edhe pse ASH e paraqet këtë si triumf, se edhe ata vetë e dinë që nuk është ashtu, shifet në lajmin e nxjerur ,ku kryefjala është tek kompromisi dhe jo tek realizimi i pikave të shpallura me pompozitet facebook’u.

Ashtu siç u kuptua nga populli ky kushtëzim ishte për politike ditore, ishte tendencioz  dhe ishte i pa menduar mirë.
Më e keqja është se sa herë që dështojnë këto premtime pompoze, populli  zhgënjehet, kjo poashtu ndikon që ne të kemi një opozitë të dobët, jo konstruktive jo të logjikshme, por  profiterë momentesh q; marrin vëmendje të pa merituar.
Megjithatë shpresojmë që ndryshimet kushteuese të kalojnë, emri të ndryshohet, Maqedonia të antarësohet në NATO, dhe opozita të mbushet mend!

© ZHURNAL 10.01.2019, 13:25 | Xh.I. | 5,214 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."