Të paktën 15 zyrtarë policorë kanë vdekur pas sulmeve të talibanëve në Afganistan
bota
Të paktën 15 zyrtarë policorë kanë vdekur pas sulmeve të talibanëve në Afganistan

Të paktën 15 zyrtarë policorë kanë vdekur pas sulmeve të talibanëve në Afganistan

Të paktën 15 zyrtarë policorë afganë janë vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur në sulmet e talibanëve në dy provinca në Afganistan, kanë njoftuar zyrtarët më 10 janar.

Të paktën tetë zyrtarë policorë janë vrarë në provincën Takhar, pasi sulmit të militantëve talibanë gjatë natës, ka thënë anëtari i Këshillit Provincial, Mawlawi Karamtullah, transmeton REL.

Karamtullah ka thënë se 14 persona të tjerë po ashtu janë plagosur në një incident që ka ndodhur në Kavja Gar të Takharit.

Ndërkohë, shtatë zyrtarë policorë janë vrarë në provincën Baglan, pasi talibanët kanë sulmuar një pikë të tyre në orët e hershme të 10 janar, ka thënë anëtari i Këshillit të kësaj province, Zarif Zarif.

Të paktën pesë zyrtarë janë plagosur në këtë incident, ka shtuar Zarif.

Talibanët ende nuk kanë komentuar këto sulme.

Militantët e këtij grupi kanë shtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë dhe hapësirave qeveritare në muajt e fundit, derisa trupat afgane dhe ato amerikane kanë rritur operacionet kundër komandatëve të talibanëve.

© ZHURNAL 10.01.2019, 13:17 | Xh.I. | 1,151 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."