Interi ulë çmimin e Perisicit
sport
Interi ulë çmimin e Perisicit

Interi ulë çmimin e Perisicit

Klubi italian, Interi ka vendosur të ulë çmimin e mesfushorit kroat, Ivan Perisic.

Perisic është njëri nga lojtarët më të vlefshëm të klubit italian dhe ndër më meritorët për rikthimin e Interit në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Megjithatë, mediat italiane raportojnë se ylli kroat nuk është më i pa shitshëm nga drejtuesit e klubit.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Interi ka vendosur ta ulë edhe çmimin e Perisicit.

Në afatin kalimtar të verës dhe në sezonin e kaluar Nerazzurrët kërkonin plot 50 milionë euro për anësorin kroat, ndërsa tani mund të blihet për 35 milionë.

Manchester Unitedi ka qenë i lidhur ngushtë me 29-vjeçarin në muajt e fundit dhe ata mund të tundohen nga ulja e çmimit dhe të provojnë transferimin përpara se të mbyllet afati kalimtar.

Perisic ka kontribuar me tre gola dhe dy asistime në 17 ndeshje për Interin në Serie A këtë sezon.

Për kroatin interesim mendohet se kanë shprehur edhe Bayern Munichu dhe Atletico Madridi.

© ZHURNAL 10.01.2019, 11:08 | Xh.I. | 686 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."