Kandidati opozitar fitoi zgjedhjet presidenciale në Kongo
bota
Kandidati opozitar fitoi zgjedhjet presidenciale në Kongo

Kandidati opozitar fitoi zgjedhjet presidenciale në Kongo

Kandidati opozitar, Felix Tshisekedi ka fituar votën presidenciale në Republikën Demokratike të Kongos, ka njoftuar komisioni zgjedhor i këtij vendi.

Rezulati aktual e vendos atë përpara kandidatit rival të opozitës, Martin Fayulu, i cili e ka cilësuar këtë proces si mashtrues, transmeton REL.

Edhe Franca ka ngritur dyshime lidhur me rezultatin final.

Në rast se konfirmohet, Tshisekedi do të jetë kandidati i parë nga opozita që do të fitojë presidencën prej kur është pavarësuar Republika Demokratike e Kongos.

“Sot jam i lumtur”, ka thënë Tshisekedi. “I lumtur për ju mbështetësit e mi. I lumtur për njerëzit e Kongos. Të gjithë janë duke festuar sepse këtu është paqe. Askush nuk e ka imagjinuar skenarin që një kandidat opozitar të fitojë”, ka shtuar ai.

© ZHURNAL 10.01.2019, 11:16 | Xh.I. | 1,532 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."