Pas Trump, Haradinaj pranon urime nga May
kosova
Pas Trump, Haradinaj pranon urime nga May

Pas Trump, Haradinaj pranon urime nga May

Prishtinë, 10 janar - Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar urimet pë festat e fundvitit nga homologja e tij britanike, Theresa May.

Haradinaj është shprehur i lumtur me marrëdhëniet, siq i quajti ai të shkëlqyera me Britaninë.

Përmes një shkrimi ai falënderoi edhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban për urimet.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Haradinajt.

“Mëngjesin e sotëm, pata kënaqësinë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Kryeministrja Britanike, Theresa May. Tani kur po hyjmë në dekadën e dytë të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale me Britaninë e Madhe, më shumë se kurrë ekziston vullneti i ndërsjellë për fuqizimin e miqësisë dhe intensifikimin e partneritetit ndërmjet popujve dhe shteteve tona. Poashtu, falënderoj homologun tim hungarez Viktor Orban, anëtaren e Komisionit Europian Violeta Bulc dhe ambasadorin japonez në Austri Kiyoshi Koinuma, për urimet e përzemërta”.

© ZHURNAL 10.01.2019, 11:14 | Xh.I. | 2,283 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."