Georgievski porosi Mickoskit: Jepni dy deputetë Zaevit, që mos të kushtëzohet nga Kasami !
maqedonia
Georgievski porosi Mickoskit: Jepni dy deputetë Zaevit, që mos të kushtëzohet nga Kasami !

Georgievski porosi Mickoskit: Jepni dy deputetë Zaevit, që mos të kushtëzohet nga Kasami !

Shkup, 10 janar - Sipas burimeve nga shumica qeveritare, negociatat me Besën deri sot në mëngjes nuk ka sjellur rezultat. Ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski jep një këshillë se si të sigurohen 80 vota, transmeton Zhurnal.

Ish kryeministri i Republikës së Maqedonisë Ljubço Georgievski këshillon partinë e tij të mëparshme se si të dëshmojë patriotizmin e deklaruar, me mbrojtje konkrete të identitetit maqedonas.

"VMRO-DPMNE duhet të bëhet parti shtetformuese në këtë moment. Ja, unë do të jap një këshillë të cilën nuk ia kam thënë askujt fshehtas në VMRO-DPMNE. Tani kemi shantazh nga ato dy deputetë të Besës, që të fshihet fjala "maqedonase" tek shtetësia. Paramendoni Zaev të jetë në një situatë të tillë, të lëshojë pe dhe ajo të fshihet, vetëm që të kalojë marrëveshja me Greqinë? Dhe çka tani? VMRO-DPMNE dhe partitë tjera patriotike duhet të jenë të kënaqur me këtë? Unë nuk do të isha ilumtur. Në këtë moment kjo situatë do të ishte një urë e mirë që të thuhet: "Ja, ju treguat se ishit të paaftë të organizoni 80 deputetë, ne me vetëdije ju japim dy deputetë, vetëm Maqedonia të mos bëjë lëshime tjera në marrëveshjen me Greqinë", sugjeroi publikisht Ljubço Georgievski./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 10.01.2019, 11:00 | Z.H. | 11,604 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."