Tevdovski: Në gusht është bërë kthim i TVSH-së prej 44 milionë eurosh
ekonomi
Tevdovski: Në gusht është bërë kthim i TVSH-së prej 44 milionë eurosh

Tevdovski: Në gusht është bërë kthim i TVSH-së prej 44 milionë eurosh

Shkup, 7 shtator - Mbi 15,3 miliardë denarë apo 250 milionë euro janë injektuar në ekonomi bashkë me gushtin, përmes kthimit të rregullt dhe joselektiv të TVSH-së ndaj firmave, deklaroi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski pas përfundimit të seancës së sotme të Komitetit për stabilitet financiar në të cilin mori pjesë edhe guvernatorja e BPRM-së, Anita Angelovska Bezhoska.

Në gusht është bërë kthimi më i madh i TVSH-së në bazë mujore në pesë vitet e fundit prej 2,7 miliardë denarë apo rreth 44 milionë euro.

"Përmes kthesës në kohë dhe joselektive të TVSH-së po përmirësohet likuiditeti i firmave dhe stimulohen investimet. Vetëm në gusht kemi kthesë prej 2,7 miliardë denarësh, që është shumë rekorde në pesë vitet e fundit. Mbi 15,3 miliardë denarë apo 250 milionë euro janë injektuar në ekonomi nga fillimi i këtij viti, vetëm në bazë të kthesës të TVSH-së", tha Tevdovski.

© ZHURNAL 07.09.2018, 14:04 | Xh.I. | 595 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."