ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Ekonomi
Rritje e BPV-së prej 3,1 për qind në tremujorin e dytë

Shkup, 6 shtator - Bruto prodhimi vendos në tremujorin e dytë të vitit shënon rritje prej 3,1 për qind, publikoi Enti shtetëror për statistikë. Në tremujorin e parë këtë vit BPV-ja kishte rritje prej 0,1 për qind.

Në tremujorin e parë të vitit 2018, rritje më e madhe është vërejtur në sektorët: art, argëtim dhe rekreim, veprimtari tjera shërbyese, veprimtari të amvisërive si punëdhënës, veprimtari të amvisërive që prodhojnë mall të ndryshëm dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevoja të veta prej 13,9 për qind, tregti me shumicë dhe pakicë, riparim të automjeteve motorike dhe motoçikleta, transport dhe deponim, objekte për akomodim dhe veprimtari servise me ushqim prej 12,7 për qind dhe veprimtari eksperte, shkencore dhe teknike, administrative dhe veprimtari ndihmëse shërbyese prej 4,5 për qind.

Konsumi final i amvisërive, duke përfshirë edhe institucionet joprofitabile që u shërbejnë amvisërive, në tremujorin e dytë të vitit 2018, rritet në mënyrë nominale për 3,2 për qind, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e bruto prodhimit vendor arrin 69,6 për qind.

Në periudhën e njëjtë, eksporti i mallrave dhe i shërbimeve në mënyrë nominale u rrit për 13 për qind, ndërsa importi i mallrave dhe i shërbimeve ka shënuar rritje në vlerë nominale prej 6,6 përqindëve. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 06.9.2018, 12:36  | D.J. | 356 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | D.J. | 3.066 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.