Imer Selmani ndërton, ja projekti i ri në zemër të Shkupit
maqedonia
Imer Selmani ndërton, ja projekti i ri në zemër të Shkupit

Imer Selmani ndërton, ja projekti i ri në zemër të Shkupit

Shkup, 25 shtator - Në Shkup filloi ndërtimi i objektit të ri modern banesoro-afarist Garden Residens In në Shkup. Bëhet fjalë për investim vendor prej 10 milionë eurove, objekt që do të shtrihet në sipërfaqe prej 22.000 m2 dhe i cili do të ofrojë kushte të reja bashkëkohore për banim. Investori i këtij projekti është Imer Selmani, ish-politikani që iu rikthye botës së biznesit dhe që është pronar i kompanisë Bis Oil.

Imer Selmani tha se ky investim kapital përmes ndërtimit cilësor, do të ofrojë një koncept të ri të banimit urban dhe modern me hapësira të gjelbra çka do të nënkuptojë stil të ri të jetesës për qytetarët tanë sipas standardeve të reja moderne evropiane. “Ky është kontributi ynë i vogël si investitorë ta sjellim Evropën këtu te ne.

Nga ju presim të na dërgoni në Bashkimin Evropian, në familjen e madhe të vlerave dhe projekteve të tyre të shohin në secilën pjesë të Republikës së Maqedonisë sonë të bukur”, porositi investitori Selmani. Në përurimin e punimeve ishte edhe kryeministri Zaev. “Mua më vjen mirë që njerëzit e shoqërisë, investitorë e kanë kapur momentin se po vijon një e ardhme e mirë në Maqedoninë tonë, ndërsa këtë gjithsesi qytetarët tanë do ta verifikojnë në referendumin e ardhshëm”, tha Zaev.

© ZHURNAL 25.09.2018, 22:06 | T.E. | 28,080 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."