ASHMAA e publikoi raportin e parë nga vëzhgimi i mediave për Referendumin 2018
maqedonia
ASHMAA e publikoi raportin e parë nga vëzhgimi i mediave për Referendumin 2018

ASHMAA e publikoi raportin e parë nga vëzhgimi i mediave për Referendumin 2018

Shkup, 25 shtator - Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) - sot e publikoi Raportin e parë nga vëzhgimi i prezantimit mediatik në Referendumin 2018, sa i përket periudhës prej 10 deri më 18 shtator të vitit 2018.

"Në kushte kur nuk kishte linja të qarta dhe aktive të barabarta të agjitimit ('pro' kundrejt 'kundër' dhe/apo 'bojkot') ishte e vështirë transmetuesit të mbështeten në informimet nga ngjarjet që t'i sigurojnë publikut këndvështrime të ndryshme. Nga kjo, përkushtimi i disa prej tyre ndaj parimit në mënyrë të barabartë t'i trajtojnë këndvështrimet e ndryshme mund të vërehet në gatishmërinë, në lajmet të ofrohen qëndrime të analistëve, politikologëve, historianëve, ekspertëve në sfera të ndryshme relevante, të cilat do t'u mundësojnë qytetarëve qasje më të plotë dhe më të thellë në çështjet të cilat duhet t'i kenë parasysh që të sjellin vendim për referendumin", qëndron në kumtesën e ASHMAA.

Media të tjera, siç theksohet, mungesën e këndvështrime të ndryshme në lajme e kanë plotësuar në programet e posaçme informative ku kanë insistuar të sigurojnë bashkëbisedues me qëndrime të kundërta.

"Te grupi i tretë i mediave, shumëllojshmëria e qëndrimeve, ka munguar edhe në lajme edhe në emisionet e posaçme informative", qëndron në Raportin, i cili është i qasshëm në ueb faqen e Agjencisë www.avmu.mk.

Me ekzemplarin janë përfshirë Radio e Maqedonisë 1, Radio programi i Maqedonisë në gjuhën shqipe, RTVM 1 dhe RTVM 2 - Programi në gjuhën shqipe, Alsat-M, Alfa, Kanal 5, Sitell dhe Telma, 24 Vesti, Sonce dhe Nasha TV, 1 TV, Kompani 21-M, Klan Maqedoni dhe Shenja.

Nga radiot kombëtare private me ekzemplarin është përfshirë Kanal 77 sepse dy të tjerat nuk kanë program informativ. Me këtë rast, u analizua programi i përgjithshëm 24 orësh me theks në emisionet qendrore ditore - informative dhe programe të tjera në të cilat trajtohet referendumi.

© ZHURNAL 25.09.2018, 19:28 | T.E. | 1,469 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."