ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Pendarovski: Është koha për vendim, të ndërtojmë shtet sipas standardeve evropiane

Shkup, 25 shtator  - Është koha për vendim, të ndërtojmë shtet sipas standardeve evropiane porositi koordinatori kombëtar për NATO Stevo Pendarovski gjatë takimeve të djeshme me qytetarët në Komunën e Aerodromit.

Në takimet me pensionistët e Komunës së Aerodromit është biseduar për procesin e integrimit në BE dhe në NATO, si dhe për përfitimet nga anëtarësimi në të dyja aleatet më të fuqishme në botë.

"Mbështetjen për integrimin e vendit në NATO dhe në BE e kemi edhe nga Evropa edhe nga bota, për këtë dëshmojnë edhe vizitat në vend të një numri të  madh të liderëve evropiane dhe botërorë. Por, ne duhet ta marrim vendimin se çfarë ardhmërie duam për ne dhe për fëmijët tanë. Nuk mund të presim edhe 27 vjet. Tani është koha për vendim. është koha të ndërtojmë shtet sipas rregullave evropiane", tha Pendarovski.

Në takimin me të rinjtë dhe punonjësit sportivë nga kjo komunë, Pendarovski ka folur për mundësitë që hapen me procesin e integrimit në BE, veçanërisht qasja deri te fondet e reja evropiane përmes të cilat zhvillohet dhe avancohet sporti, por edhe do të krijojnë politika rinore cilësore.

"Evropën do ta sjellim në Maqedoni, kjo do të thotë standarde evropiane, fonde të reja për reforma në më shumë sektorë, ndërsa siç rrjedhin negociatat me BE-në ashtu edhe do të rritet mbështetja të cilën do ta marrim. Për këtë çdo qytetar duhet të dalë, të votojë dhe me këtë të vendosë për ardhmërinë e Maqedonisë. Sepse vetëm me dalje dhe me me votim mund të ndikohet mbi vendimin! Vota e tyre do të dëgjohet. Më 30 shtator të dalim dhe ta japim votën tonë PËR Maqedoninë evropiane", porositi Pendarovski.

Në takimet me Pendarovskin ishte edhe deputeti i LSDM-së dhe një pjesë e koalicionit "Së bashku për Maqedoninë evropiane", Dime Vellkovski. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.9.2018, 11:30  | D.J. | 2,086 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | D.J. | 2.829 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.