Xhelili: Propaganda ruse nuk mund ta cënon integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE
maqedonia
Xhelili: Propaganda ruse nuk mund ta cënon integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

Xhelili: Propaganda ruse nuk mund ta cënon integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

Shkup, 25 shtator - Në industrinë e mugët të “lajmeve të rreme” në Maqedoni, duket se gjithçka shpaguhet. Në prag të referendumit të 30 shtatorit, i cili mund të ndryshojë emrin e shtetit dhe t’i japë fund kontestit të gjatë me Greqinë, Maqedonia, e cila është akuzuar se ka ndihmuar ngufatjen e votuesve amerikanë me lajme të rreme gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat i ka fituar Donald Trump, është përfshirë vetë nga një fushatë e ndikimit në mediat sociale.

“Bojkotoni referendumin”, “Mos e shkatërroni Maqedoninë”, “Zaevi është tradhtar”. Këto janë vetëm disa mesazhe që, sipas analistëve, po qarkullojnë në profile të rreme në mediat sociale, në përpjekje për të kundërshtuar votën me “po” në referendum, e cila është inkurajuar nga kryeministri i Maqedonnisë, Zoran Zaev, duke thënë se ajo i hap rrugë anëtarësimit të shtetit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Fushata e bojkotit nuk koordinohet nga një parti politike dominuese, por nga aktorë të shumëfishtë, pa kontroll qendror, që i bëjnë të rëndësishme ueb-faqet e tilla të lajmeve të rreme”, thotë Florian Bieber, profesor i studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit në Austri.

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar vazhdimisht për përpjekjet e Rusisë për të dekurajuar ambiciet e shteteve drejt BE-së dhe NATO-s, përmes internetit dhe mjeteve të tjera të “luftës hibride”. Dhe sulmet kibernetike, pa tym, e kanë implikuar Moskën në debatin aktual në Maqedoni. 

Ndërsa, ish-deputeti Zudi Xhelili, konstaton se vetëm aspekti historik nuk mjafton që Rusia të propagandojë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

"Rusia me asgjë nuk ka ndimuar në Ballkan apo diku tjetër, ka kriza të veta. Nuk bëhet fjal për ndonjë alternativ tjetër që ofron Rusia që popujtë e Ballkanit perëndimor të hamenden. Me propagandë të  shpifjes dhe acarimeve nuk mund të rruhet ndikimi. Është e qartë se  cila është Perspektiva e Maqedonisë, prandaj  çdo propagandë ruse është e kotë dhe nuk do të mund të pengoj antarsimin e Maqedonisë në NATO dhe BE", thotë për Zhurnal, Zudi Xhelili, ish-deputet.

Përndryshe, Mosmarrëveshja për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë daton që nga viti 1991, kur Maqedonia është ndarë në mënyrë paqësore nga Jugosllavia.

Greqia thotë se emri Maqedoni sugjeron se fqinji i saj ka pretendime territoriale dhe kulturore ndaj një rajoni grek me të njëjtin emër. Greqia, vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, e ka shfrytëzuar kontestin për t’iu vënë veto përpjekjeve të Maqedonisë për t’iu bashkuar këtyre dy organizatave.

© ZHURNAL 25.09.2018, 13:30 | D.J. | 3,052 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."