ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Kronika
Mësohet identiteti i të riut që u sulmua me 30 plumba në Hasanbeg

Shkup, 24 shtator - Siç njoftuam edhe para disa orëve, mbrëmë në Hasanbeg të Shkupit një veturë e panjohur në lëvizje ka shtënë mbi një tjetër veturë e tipit Mercedes.

Ngjarja ka ndodhur përballë shkollës fillore "25 maji", ndërsa mbi të sulmuarin janë gjuajtur përplot 30 plumba me kallashnikov, shkruan Zhurnal.

Për këtë incident sot doli edhe MPB me informata zyrtare duke sqaruar rastin se bëhet fjalë për 22 vjeçarin J.B nga Ljuboteni i Shkupit (i sulmuari).

Siç njoftojnë nga MPB, derisa 22 vjeçari J.B ka qenë në lëvizje me veturën e tipit Mercedes në rrugën "Alija Avdoviq", nga ana e disa personave të panjohur është gjuajtur mbi veturën, me çka ka marë plagë në pjesën e gjoksit.

I lënduari është dërguar në spitalin e qytetit "Shën Naum Ohridski" ndërsa për shkak seriozitetit të plagëve është transferuar në qendrën Klinike "Nënë Tereza".

Po ndërmeren masa për zbardhjen e plotë të rastit./Zhurnal.mk

UPDATE: 24.9.2018 15:20:00

### 24.9.2018 12:22:00

Sulm me 30 plumba mbi një veturë përballë shkollës "25 Maji" në Hasanbeg


Disa sulmues me armë gjysmë automatike kanë gjuajtur më tepër se 30 plumba mbi një veturë në lëvizje mbrëmë në lagjen Hasanbeg të Shkupit, njofton Zhurnal.

Incidenti kishte ndodhur në rrugën "Alija Avdoviq" përballë shkollës fillore "25 Maji".

Janë lënduar dy persona, shoferi dhe një kalimtar rasti.

Sipas dëshmitarëve okularë vetura gjegjësisht sulmuesit menjëherë kanë braktisur vendin e ngjarjes, ndërsa e njejta nuk ka patur targa regjistrimi.

Sipas të dhënave jozyrtare bëhet fjalë për hakmarje.

Dy të rinjtë ndaj të cilëve është gjuajtur menjëherë janë transportuar në spitalin e qytetit ndërsa më pas njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike "Nënë Tereza" ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike.

Nga policia ende nuk ka të dhëna zyrtare për rastin në fjalë./Zhurnal.mk

 24.9.2018, 12:22  | Z.H. | 18,658 i lexuar

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | Z.H. | 3.006 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.