Një motoçiklist humbi jetën, ndërsa një këmbësor u lëndua në një aksident në Ohër
kronika
Një motoçiklist humbi jetën, ndërsa një këmbësor u lëndua në një aksident në Ohër

Një motoçiklist humbi jetën, ndërsa një këmbësor u lëndua në një aksident në Ohër

Shkup, 24 shtator - Një motoçiklist e humbi jetën, ndërsa një këmbësor është lënduar rëndë në një aksident që ndodhi dje pasdite në Ohër.

Siç kumtoi MPB, dje në orën 18:30 është denoncuar se në udhëkryqin e rrugës "Abaz Emin" me rrugën "Zhelezniçka" motoçikletë "Jamaha" me targa të Manastirit, e drejtuar nga  S.I. (36) nga Ohri, ka goditur në këmbësorin R.S.(52) nga Ohri, e pastaj edhe në automjetin motorik "Folksvagen pasat" me targa të Ohrit, të drejtuar nga F.B.(58) nga Ohri.

"Në aksident në vendin e ngjarjes ka humbur jetën S.I. ndërsa lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori R.S. i cili është dërguar në spitalin "Shën Erazmo" - Ohër për ndihmë mjekësore", njoftojnë nga MPB.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi i SPB-së Ohër. Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. 

© ZHURNAL 24.09.2018, 10:29 | D.J. | 394 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."