ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Thaçi: Ti tregojmë botës së civilizuar se Shqiptarët në Maqedoni dijnë të ecin me NATO dhe BE (VIDEO)

Tetovë, 22 shtator - Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sonte në kuadër të fushatës për përkrahjen e referendumit të 30 Shtatorit, mbajti tubimin e radhës në sallën e sportit pranë shkollës së mesme të medicinës në Tetovë, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE!Edhe njëherë shqiptarët e Tetovës treguan se janë pro NATOS,pro BE, raporton Zhurnal.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi theksoi se prova shqiptarët gjithëandej kane dhënë se janë properendimor  me dhjetra vite,me vepra konkrete SHBA, EUROPA dhe NATO ishin në momente kritike me shqiptarët si në Shqipëri, Kosovë por edhe sidomos  në Maqedoni gjatë krizës së rrefugjatëve nga KOSOVA viteve 1998-1999,të cilën e menaxhuam me shumë sukses së bashku me PDSH dhe popullin shqiptar këtu në Maqedoni.

"Krizën e konfliktit në vitin 2001 PDSH, së bashku me kryetarin e ndjerë z.Arbër Xhaferin dhe miqtë properendimor dhhe amerikan e menaxhuam dhe nuk lejuam që të ketë varreza masive,shpërngulje kthim prapa ska, masakra dhe skenare ruse dështuan falë politikës largpamëse të estabilishmentit të PDSH dhe brengës ndaj  popullit. Pra me 30 Shtator shqiptarët në Maqedoni duhet ti thuajnë PO NATO-s dhe BE-së. PDSH dhe popullit shqiptar nuk duhet tu interesojë dalja apo mosdalja e maqedonasve, ne kemi gajlen tonë tu tregojmë botës së civilizuar se Shqiptarët në Maqedoni dijnë të ecin me Nato dhe BE, që krijoi eufori tek të pranishmit, poashtu lideri i PDSH-së theksoi problemin e shpërnguljes së të rrinjëve nga Maqedonia për shkak të mosperspektivës por shprehi bindjen se me hyrje në Nato gjërat do të ndryshojnë sepse PDSH si sonte edhe në të kaluarën ishte mbrojtëse e vetme e shqiptarëve në Maqedoni dhe dop vazhdojë që të jetë edhe më fortë në të ardhmen", ka thënë Thaçi.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.9.2018, 22:35  | D.J. | 9,124 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | D.J. | 2.910 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.