Zaev: Jam i bindur se më 30 shtator do ta konfirmojmë të ardhmen evropiane
maqedonia
Zaev: Jam i bindur se më 30 shtator do ta konfirmojmë të ardhmen evropiane

Zaev: Jam i bindur se më 30 shtator do ta konfirmojmë të ardhmen evropiane

Bogdanc, 22 shtator - E gjithë bota na jep mbështetjen maksimale dhe tani është momenti për të vendosur nëse jemi pjesë e botës apo jo. Marrëveshja me Greqinë garanton identitetin tonë, gjuhën tonë, kombësinë tonë dhe për këtë kemi bërë një kompromis, tha kryeministri dhe lideri i LSDM Zoran Zaev në debatin publik në Bogdanc, i cili u mbajt në kuadër të fushatës "Dil për Maqedoninë Evropiane".

Duke folur për përfitimet e Marrëveshjes me Greqinë, kryeministri Zaev theksoi se fakt është se nga Maqedonia historike ne jemi pjesa veriore dhe se Greqia e njohu popullin maqedonas dhe gjuhën maqedonase dhe se po realizojmë aspiratat e përjetshme të paraardhësve tanë.

"Nga kjo marrëveshje, askush nuk humb, por fitojnë të dyja palët. Verifikimi i identitetit dhe gjuhës tonë është i garantuar prej kësaj marrëveshjeje dhe pikërisht kjo më lejoi të isha kryeministri i parë i Maqedonisë, i cili foli në Bruksel në maqedonisht", tha Zaev.

BE dhe NATO, tha Zaev, do të na sjellin paga më të larta, punësim më të madh, siguri, investim, shëndetësi më të mirë, një standard më të mirë dhe një jetë më të mirë për të gjithë ne.

Kryeministri vuri në dukje se me NATO-n më në fund kemi një paqe të përjetshme dhe të qëndrueshme dhe nuk do të ketë kurrë më luftë, prandaj ne nuk duhet ta humbasim këtë shans. Sipas tij, ky është një vendim për Maqedoninë dhe ky popull gjithmonë ka marrë vendimet e duhura. 

© ZHURNAL 22.09.2018, 21:47 | D.J. | 2,007 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."