ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Promovohet video për bashkëjetesën në Strugë

Strugë, 22 shtator - Në Strugë ka një bashkëjetesë të mirë por ka pasur ndonjëherë tendenca për shkaktimin e gjuhës së urrejtjes dhe incidenteve ndëretnike për interesa personale. Ky është konkludimi i videos që u promovua sonte në kuadër të projektit "Qytetarë aktivë për qeverisje të mirë", që e realizuan nga shoqata Forumi - Qendra për Investigim Startegjik në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen e Qytetarëve.

Autori i videos, Mefail Ismaili, përmes nëntë bashkëbiseduesve, duke përfshirë edhe përfaqësues të besimeve fetare, Myftinisë në Strugë dhe Kishës Ortodokse, sektorit civil dhe komunës së Strugës, dëshiron të tregojë cili është niveli i bashkëjetesës në Strugë dhe nëse ka gjuhë të urrejtjes.

"Bashkëbiseduesit thonë se përfaqësuesit fetarë nuk kanë qenë kurrë shkaktari i gjuhës së urrejtjes dhe incidenteve ndëretnike, por ata kanë qenë mbrojtësi kryesor dhe janë përpjekur për një bashkëjetesë më të mirë. Përpjekjet për të pasur intolerancë ndëretnikie kanë ardhur nga individë që kanë pasur interesa personale, jo për interesat e shoqërisë", konkludon Ismaili.

Në një deklaratë për MIA-n, ai theksoi se në fund të gjithë folësit  kanë dhënë një mesazh të qartë se Struga do të vazhdojë të jetë një shembull i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme. Qytetarët, theksoi Ismaili, duhet të vazhdojnë të punojnë për të konfirmuar këtë nivel jetese.

Koordinatorja e projektit "Qytetarë aktivë për qeverisje të mirë", Cvetanka Mihajlovska theksoi se qëllimi i projektit është që të inkurajojë qytetarët që të bëhen faktorë më aktivë në komunat e tyre dhe të interesohen për mënyrat se si t'i zgjidhin problemet lokale.

"Dëshirojmë të nxitim krijimin e rrjeteve nëpër komuna dhe  vetëqeverisja lokale të jetë më transparente ndaj qytetarëve", tha Mihajllovska.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.09.2018, 21:32  | D.J. | 1,730 i lexuar

 

 

 

Qeveria dhe organizatat mediatike për standardizimin e mediave të internetit

Shkup, 15 tetor - Përfaqësues të tre organizatave mediatike SHGM, SPGM dhe KEMM, të cilët e zhvillojnë iniciativën për krijimin e minimum kritereve në drejtim të mbrojtjes dhe promovim të profesionit në mediat e internetit, sot në takim me përfaqësuesit e Qeverisë informuan për idenë bazë dhe nevojën që të respektohen parime themelore të profesionit të gazetarëve në sferën e internetit.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për media, në takim morën pjesë ministri obliguar për komunikime, raportim dhe transparencë, Robert Popovski, këshilltari për marrëdhënie me opinionin të kryeministrit, Marjan Zabërçanec dhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski mbajnë takim pune me përfaqësuesit e SHGM-së, Naser Selmani, kryetaren e Këshillit drejtues të Këshillit për etikë të mediave, Katerina SInadinovska dhe kryetaren e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, Tamara Çausidis.

"Ministri Popovski në takim e përshëndeti inciativën, duke potencuar se organizatat janë në rrugë të duhur përmes vetërregullimit për t'i theksuar dhe konfirmuar paqartësitë, të cilat ekzistojnë në sferën e internet mediave me qëllim që të arrihen standardet etike", qëndron në kumtesë.

Në takimin e punës, organizatat mediatike gjithashtu i paralajmëruan aktivitetet e ardhshme lidhur me iniciativën, gjegjësisht miratim shtesë të kritereve dhe afatin kohor me qëllim që të gjitha palët e cenueshme të cilat punojnë në hapësirën e internetit në Maqedoni, të ketë periudhë për përshtatje.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë, qartë tregon se çdoherë do të jetë partnere e organizatave mediatike në aktivitetet e tyre të cilat janë shumë të rëndësishme, si për mediat dhe punonjësit mediatikë, ashtu edhe për interesin publik të qytetarëve në vend", theksohet në kumtesë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 16:35  | D.J. | 1.137 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.