Arbër Ademi: Mos e lëshojmë këtë moment historik nga dora
maqedonia
Arbër Ademi: Mos e lëshojmë këtë moment historik nga dora

Arbër Ademi: Mos e lëshojmë këtë moment historik nga dora

Shkup, 22 shtator - Bashkimi Demokratik për Integrim për fushatën e referendumit, ka vijuar takimin me banorët e qytetit të Kumanovës, ku ka informuar ata në lidhje me rëndësin e daljes dhe votimit me 30 shtator.

Para bashkvendasve të vet, Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, tha se ky moment historik nuk do të thehet më dhe ftoi ata të dalin masovikisht në referendum dhe të vtojnë “për”.

“Apelim im është dalja masovike në referendumin e 30 shtatorit, pasi ky moment nuk do të përsëritet edhe një herë. E dini se sa ka punuar për këtë datë të rëndëssishme BDI dhe lideri ynë Ali Ahmeti, më afër se tash për në NATO nuk kemi qenë asnjëherë. Përfitimet me hyrjen në Aleancë janë të shumta, duke filluar nha siguria, stabiliteti, zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës. Prandaj me 30 shtator apel të veçantë rinisë, mobilizoheni dhe dilni me familjet tuaja të votoni”, tha Ademi.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se me 30 shtator votohet për stabilitet, votohet për paqe, votohet për siguri si parakusht themeltar për zhvillim dhe përparim ekonomik. 

© ZHURNAL 22.09.2018, 21:00 | D.J. | 2,036 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."