ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Sela fton shqiptarët të përkrahin Referendumin (VIDEO)

Shkup, 22 shtator - Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në emisionin e sontëm “Studio e hapur” ka shpjeguar arsyet përse referendumi sipas tij nuk ka qenë i nevojshëm, por është dashur të kalohet në votimin e marrëveshjes drejtëpërdrejt në Kuvend. Por, tani që vendimi është marrë, Sela thotë se referendumi është bërë shumë i rëndësishëm veçanërisht për shqiptarët dhe ka bërë thirje që më 30 shtator të votohet masovikisht.

“Tanimë që është shpallur vendimi për referendumin, të mos lej keqkuptime dhe keqinterpretime kuptohet. Natyrisht Aleanca për Shqiptarët ka marë vendim që të përkrahet referendumi dhe tani 30 shtatori është një datë shumë e rëndësishme për shqiptarët këtu në Maqedoni dhe është një moment kur duhet të dalim dhe sa më masovikisht t’i themi PO anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO do të thotë ecje me kohën, në hap me kohën, në hap me shtetet të cilat në themelet e funksionimit të tyre kanë respektimin e të drejtave të njeriut. Anëtarësimi i vëndit në NATO do të thotë më tepër demokraci, do të thotë më tepër mendim të lirë, më tepër shprehje lirie, më tepër liri fjale, e gjithë. Gjitha këto janë argumente të mjaftueshme që do të ketë më tepër kushte në mënyrë që shqiptarët të arrjnë objektivat e tyre që kanë këtu, në tokën e tyre, jo në ndonjë shtet të huaj. Ne jemi në tokën tonë, në shtëpitë tona, jemi autokton këtu në Maqedoni, që të arrjmë barabarsinë e tërësishme ndërmjet dy komuniteteve më të mëdhaja”, tha Sela. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.09.2018, 20:07  | D.J. | 1,930 i lexuar

 

 

 

Qeveria dhe organizatat mediatike për standardizimin e mediave të internetit

Shkup, 15 tetor - Përfaqësues të tre organizatave mediatike SHGM, SPGM dhe KEMM, të cilët e zhvillojnë iniciativën për krijimin e minimum kritereve në drejtim të mbrojtjes dhe promovim të profesionit në mediat e internetit, sot në takim me përfaqësuesit e Qeverisë informuan për idenë bazë dhe nevojën që të respektohen parime themelore të profesionit të gazetarëve në sferën e internetit.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për media, në takim morën pjesë ministri obliguar për komunikime, raportim dhe transparencë, Robert Popovski, këshilltari për marrëdhënie me opinionin të kryeministrit, Marjan Zabërçanec dhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski mbajnë takim pune me përfaqësuesit e SHGM-së, Naser Selmani, kryetaren e Këshillit drejtues të Këshillit për etikë të mediave, Katerina SInadinovska dhe kryetaren e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, Tamara Çausidis.

"Ministri Popovski në takim e përshëndeti inciativën, duke potencuar se organizatat janë në rrugë të duhur përmes vetërregullimit për t'i theksuar dhe konfirmuar paqartësitë, të cilat ekzistojnë në sferën e internet mediave me qëllim që të arrihen standardet etike", qëndron në kumtesë.

Në takimin e punës, organizatat mediatike gjithashtu i paralajmëruan aktivitetet e ardhshme lidhur me iniciativën, gjegjësisht miratim shtesë të kritereve dhe afatin kohor me qëllim që të gjitha palët e cenueshme të cilat punojnë në hapësirën e internetit në Maqedoni, të ketë periudhë për përshtatje.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë, qartë tregon se çdoherë do të jetë partnere e organizatave mediatike në aktivitetet e tyre të cilat janë shumë të rëndësishme, si për mediat dhe punonjësit mediatikë, ashtu edhe për interesin publik të qytetarëve në vend", theksohet në kumtesë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 16:35  | D.J. | 97 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.