ASHMAAV: Mediat kujdes, heshtja zgjedhore zgjat 48 orë
maqedonia
ASHMAAV: Mediat kujdes, heshtja zgjedhore zgjat 48 orë

ASHMAAV: Mediat kujdes, heshtja zgjedhore zgjat 48 orë

Shkup, 22 shtator - Heshtja zgjedhore për referendumin e 30 shtatorit, fillon 48 orë para mbajtjes së tij, apo që nga dita e premte dhe përfundon në orën 19 të datës 30 shtator, në momentin e mbylljes së vendvotimeve.

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, përkujton radiodifuzerët se sipas ligjit, anketat për mendimin e opinionit publik në lidhje me referendumin, mund të publikohen më së voni deri 5 ditë para mbajtjes së votimit, pra deri më 24 shtator. Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore, duhet të ndalojë cdo lloj forme e propagandës publike  në lidhje me referendum, dhe cdo anashkalim i kësaj rregullative, konsiderohet si shkelje e heshtjes zgjedhore.

Javën e  ardhëshme Agjencia do të dalë edhe me raportin e parë për mbulimin mediatik të referendumit, dhe për shkeljet eventuale nga radiodifuzerët.

© ZHURNAL 22.09.2018, 20:29 | D.J. | 1,054 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."