Organizimi dhe dita e referendumit, prokuroria publike monitoron shkeljet eventuale
maqedonia
Organizimi dhe dita e referendumit, prokuroria publike monitoron shkeljet eventuale

Organizimi dhe dita e referendumit, prokuroria publike monitoron shkeljet eventuale

Shkup, 22 shtator - Prokurori Publik ka formuar Komisionin për të monitoruar çdo shkelje eventuale të ligjeve,  që kanë të bëjnë me procesin e organizimit dhe mbajtjes së referendumit për emrin.

Komisioni i përkohshëm do të drejtohet nga Xhelal Bajrami, prokuror në Prokurorinë Publike.  Anëtarë do të jenë nga një prokuror nga të katërt prokuroritë e larta publike. Komisioni do të ndjekë cdo ditë aktivitetet që kanë të bëjnë me referendumin, dhe për ngjarjet në të cilat vlerësohet se ka  indicie për  parregullsi , do të njoftohet zyra e prokurorit publik, dhe do tu jepen obligime prokurorive publike për   veprim të menjëhershëm pra për hapjen e lëndëve, dhe do të ndërmeren të gjitha veprimet për vërtetimin e fakteve relevante dhe veprimet pasuese  sipas Kodit penal.

Nga prokuroria publike thonë se në këtë mënyrë potencohet lufta kundër veprave penale që kanë të bëjnë me procesin e votimit duke mundësuar kështu ndalimin  dhe parandalimin e të njejtave.

Prokuroria publike fton qytetarët , organizatat jo qeveritare, partitë politike institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare, që nëse vlerësojnë se në ndonjë procedurë ka indicia për vepër të kryer penale, lidhur me organizimin apo zbatimin e referendumit, të lajmërojnë komisionin  përmes adresës elektronike [email protected]

© ZHURNAL 22.09.2018, 20:27 | D.J. | 1,009 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."