ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Analistët, fushata e referendumit e përqëndruar te integrimet

Shkup, 22 shtator - Kur kanë mbetë edhe pak ditë deri në përfundim të fushatës për Referendumit, partit politike janë të mendimit se në këtë fushatë ato kanë arritë të përcjellin mesazhet e duhura deri tek elektorati për sa i përket përfitimeve që mund ti kete vendi me anëtarësimin në NATO dhe në BE.

Por për dallim prej partive, një pjesë e analistëve politikë, janë të mendimit se kjo fushatë më tepër i është nevojit subjekteve politike për ta mbajtë trupin e tyre votues aktiv, për zgjedhjet eventuale parlamentare të parakohshme, të cilat janë ngushtë të lidhura me epilogun e vet referendumit.

Por ka edhe të tjerë të cilët mendojnë se në këto tubime janë përcjellë mesazhet e duhura, sepse para rrëndësis që mund ti ketë një subjekt politik në zgjedhjet e Parakohshme eventuale Parlamentare, rëndësia e Referendumit dhe prespektiva e vendit është shumë më e rëndësishme.

“Jam i bindur se fushata ka marrë kahje drejt prespektivës europiane, dhe besoj se partitë politike, por edhe sektorët tjerë si shoqëria civile, mediat, organizatat ndërkombëtare, por edhe sektori i biznesit japin mesazhe të qartë dhe të ngjajshme me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të treguar rrugën europiane dhe integrimin në strukturat euro-atlantike. Dhe kjo është me domethënie të madhe për Maqedoninë dhe për Rajonin, por besoj se do të jetë edhe një sinjal për një kohezion mes gjithë popujve dhe shteteve, sinjal që ka mesazhet e paqes dhe mirkuptimit në rajon” tha për MTV2, analisti politik, Albert Hani.

“Kuptohet se në këtë process partit politike luajnë rolin kryesorë si fuqit më të mëdha lëvizëse politike në vend, dhe ajo që është më domethënëse se kjo fushatë nuk duhet të shfrytëzohet vetëm për ta motivuar anëtarësin e tyre partiake, dhe jo të luhet në kartën se a mund të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo pas Referendumit, por siqerishtë dhe realishtë ta tregojnë qëndrimin e tyre se cka pas referendumit, dhe cila është ardhmëria e të rinjëve në vend. Një qëndrim real do ta mundësonte që ti kristalizojnë qëndrimet edhe ato të rinjë të cilët nuk janë pjesë e subjekteve politike, dhe vetëm në këtë mënyre mund të ndërtojmë një qëndrim të qartë si popull për referendumin”, u shpreh Bllazhen Maleski, koordinator i këshillit nacional rinor në Maqedoni.

Subjektet politike por edhe Parlamenti si trup Kordinues dhe udhëheqës i fushatës për Referendumin do të vazhdojnë me intenzitetin e njëjt deri me datë 28 në mes natë, kurë është dita e fundit e fushatës. Ndërsa me datë 29 do të votojnë të burgosurit dhe diaspora, ndërsa me datë 30 është dita vendimtare për Maqedonin, kur 1 milion e 800 mijë votues nga Maqedonia do të kenë të drejt të dalin dhe të votojnë. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.9.2018, 21:00  | D.J. | 1,069 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | D.J. | 2.829 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.