Asaf Ademi: Pa referendum të suksesshëm, Marrëveshja e Prespës nuk ka kuptim (VIDEO)
maqedonia
Asaf Ademi: Pa referendum të suksesshëm, Marrëveshja e Prespës nuk ka kuptim (VIDEO)

Asaf Ademi: Pa referendum të suksesshëm, Marrëveshja e Prespës nuk ka kuptim (VIDEO)

Shkup, 22 shtator -  Ministri i Kulturës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi, në një intervistë për Tv Kanal5 ka folur për zhvillimet në sferën e kulturës, projektet kontestuese dhe projektet që pritet të realizohen. Ai është zotuar se të gjitha projektet gjatë qeverisjes së tij do të aprovohen në bazë të cilësis duke kaluar në një filtër të kriteriumeve të rrepta, transmeton Zhurnal.

Por, në cilësin e zyrtarit të Lëvizjës BESA, Ademi, midis tjerash ka folur edhe për Refrendumin e 30 shtatorit dhe Marrëveshjen e Prespës.

"Ne bëjmë përpjekje maksimale që ky referendum të jetë i suksesshëm, Marrëveshja me Greqinë është arritur, por një nga kushtet është edhe referendumi i sukseshëm. Marrëveshja e Prespës nuk do të ketë kuptim nëse referendumi nuk ka sukses. Për këtë arsye ne maksimalisht jemi të angazhuar në terren që tua sqarojmë qytetarëve fotografinë e vërtet. Nëse ne vazhdojmë të jetojmë në një vend i cili nuk ofron shpresë për të rinjët, atëherë do të mbesim pa rini", ka thënë midis tjerash në intervistën për TV Kanal5, Asaf Ademi, ministër i Kulturës dhe zyrtar i lartë i Lëvizjes BESA, transmeton Zhurnal.

© ZHURNAL 22.09.2018, 20:00 | D.J. | 2,722 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."