ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Ekspertët: Vizitat intensive bindin qytetarët

Vizitat e tyre kanë ndikim të madh tek qytetarët, sepse qëllimi nuk është t’i bindin, por t’iu japin mbështetje qytetarëve të Maqedonisë.

Shkup, 22 shtator - Njohësit e çështjeve politike shprehen të ndarë rreth ndikimit të vizitave të shpeshta të faktorit ndërkombëtar në mbështetje të referendumit. Sipas profesorit Llazar Llazarov porositë e fuqishme të perëndimit kanë bindur qytetarët që të mbështesin në mënyrë masive referendumin e 30 shtatorit. Por Marko Troshanovski nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” nuk përjashton mundësinë që vizitat intensive të kenë kundër-efekt.

"Vizitat e tyre kanë ndikim të madh tek qytetarët, sepse qëllimi nuk është t’i bindin, por t’iu japin mbështetje qytetarëve të Maqedonisë. Jam i bindur se referendumi do të jetë i suksesshëm, jo sepse unë dua, por sipas përllogaritjeve të mia rreth 65-70% do të ketë dalje, prej tyre pres që rreth 75-80% të jenë për, ndërsa prej 25% të mbetur një pjesë do të bojkotojnë, pjesa tjetër do të jetë kundër”, theksoi për Alsat, Llazar Llazarov, profesor universitar.

"Mbështetja për BE dhe NATO gjithsesi është rezultat pjesërisht edhe e vizitave të përfaqësuesve ndërkombëtar. Megjithatë duhet të bëhet kujdes që këto vizita dhe veçanërisht deklaratat të mos jenë sugjeruese për opinionin se si të votohet dhe për kë sepse mund të ketë kundër-efekt. (2:33-2:47) Që të zvogëlohet rreziku i uljes së daljes, këto vizita duhet të optimizohen, të ketë sa më pak në periudhën e ardhshme, mjaftë ishte dhe porositë të jenë më neutrale”, u shpreh Marko Troshanovski nga instituti për demokraci “Societas Civilis”.

Nga ana tjetër Llazarov dhe Troshanovski shprehen të bindur se fushata për bojkot të referendumit është e koordinuar.

"Maqedonia dhe Serbia me Kosovën dhe gjithë Ballkani Perëndimor janë fortesat e fundit e ndikimit rus në Ballkan. Me dëbimin e ndikimit rus që këtu, Rusia nuk do të ketë më asnjë ndikim në Ballkan”, pohoi Llazar Llazarov, profesor universitar.

"Fakt është se fushata për bojkot është sistematikisht e koordinuar. Evidente gjithashtu është edhe rritja e numrit të ueb-faqeve, kampanjës në facebook që shpërndan lajme të rreme dhe porosi propagandistike për bojkot. Ashtu që, po, ekziston koordinim për shpërndarje të këtyre porosive, por nuk mund ta them nëse pas kësaj qëndron Rusia”, tha Marko Troshanovski nga instituti për demokraci “Societas Civilis”.

Përfaqësuesit e lartë amerikanë dhe evropianë që vizituan vendin, ndër tjerash janë shprehur të shqetësuar për ndikimin rus në referendum.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.9.2018, 19:30  | D.J. | 3,012 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | D.J. | 3.043 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.