ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Bota
Francë, Le Pen urdhërohet që të kryejë testet psikiatrike

Një gjykatë franceze ka urdhëruar kreun e ekstremit të djathtë Marine Le Pen që t’i nënshtrohet testeve psikiatrike, si pjesë e një hetimi mbi imazhet me përmbajtje dhune të fortë që Le Pen ka publikuar në rrjetet sociale, në lidhje me krimet e grupeve të Shtetit Islamik.

“Është për t’u shokuar, tashmë jetojmë në një regjim që ka nisur të na fusë frikën! Mendoja se kisha të drejtën e lirisë së shprehjes, por jo! Drejtësia do të më nënshtrojë në teste psikiatrie, sepse në postimet e mia në Tëitter kam denoncuar horroret e ISIS-it”, transmeton TCH.

Raste të këtilla nuk janë të reja për Le Pen. Më 16 dhjetor të vitit 2015, në fakt, kishte postuar në Tëitter foto ekzekutimesh makabër të kryera nga islamistë të ISIS. Kjo, vetëm për t’iu përgjigjur gazetarit Jean-Jacques Bourdin, i akuzuar nga Le Pen për paralelizmin që bën gazetari mes fondamentalizmit të ISIS-it dhe Frontit Nacional. Asokohe, gjykata e Nanterre menjëherë hapi një kërkesë me akuzën e shpërndarjeve të imazheve të dhunshme nga Le Pen.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.9.2018, 09:24  | Xh.I. | 443 i lexuar

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | Xh.I. | 2.836 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.