Universiteti veror i katërt mobil në Ballkan
maqedonia
Universiteti veror i katërt mobil në Ballkan

Universiteti veror i katërt mobil në Ballkan

Shkup, 21 shtator - Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska do të mbajë fjalim në hapjen e Universitetit veror të 4-t mobil në Ballkan që do të mbahet në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë" në kuadër të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi".

Universitetin veror e organizojnë Fakulteti Juridik në Shkup, Universiteti "Munster" nga Gjermania, Universiteti "Nantere" nga Franca, Universiteti franko-gjerman, Universiteti "Union" nga Serbia dhe Universiteti i Prishtinës, Kosovë.

Universiteti veror do të përqëndrohet në çështjet e të drejtës ndërkombëtare private dhe integrimet evropiane. 

© ZHURNAL 21.09.2018, 09:11 | D.J. | 437 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."