ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Tasevski: Persona me maska na kërcënonin se do të na vrasin

Shkup, 21 shtator - Disa persona me maska në fytyrë na kërcënonin se do të na likuidojnë, na shanin dhe na godisnin me gjithçka që kishin, dëshmoi sonte Sasho Tasevski, drejtor aktual i BSP-së, i cili në kohën e ngjarjeve në Kuvend ishte sigurim i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

 

Tasevski në seancën për "27 prillin" në Gjykatën Penale, tha se sulmuesit thoshin se do t'i vrasin dhe se nuk kanë se ku të shkojnë dhe se do të shpallet gjendje lufte.

 

"Në qendrën për media të Kuvendit u sulmuam me shufra, me stative të kamerave dhe gjësende të tjera. Ajo periudhë nuk e di sa zgjati, derisa nuk erdhën nga Njesiti për Sistemim të Shpejtë dhe na evakuuan në zyrën e deputetit Vllatko Gjorçev", tha Tasevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurores Vilma Ruskovksa.

 

Ai tha se si pasojë e sulmeve i ka pasur dy çarje në kokë, nofullën e lënduar dhe plevitosje nëpër trup.

 

Në pyetjen e avokatit Goce Ristovski, dëshmitari tha se kanë qenë dhjetëra persona me maska në fytyrë të cilët thonin se do t'i likuidojnë. Avokati Zvonko Davidoviq e pyeti Tasevskin, nëse brenda ka parë pjesëtarë të njësisë speciale, të cilës iu përgjigj se persona me uniforma ka parë jashtë Kuvendit.

"Në Kuvend persona me uniforma pashë vetëm kur filluan të na evakuuojnë", tha Tasevski.

UPDATE: 21.9.2018 23:30:00

### 21.9.2018 23:21:00

Për "27 Prillin" në Gjykatën Penale dëshmuan Sasho Tasevski dhe Vlladimir Stojkov


Shkup, 21 shtator - Në Gjykatën Penale në Shkup me dëshminë e Sasho Tasevskit sonte vazhdoi gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Tasevski është drejtor aktual i Byrosë për Siguri Publike, ndërsa në kohën e ngjarjeve në Kuvend ishte sigurim i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

 

Paraprakisht në Gjykatë dëshmuan Dragan Kërstevski nga MPB, Vlladimir Stojkov i punësuar në Kuvendin e RM-së dhe Agim Nuhiu, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

 

Nuhiu i cili për disa orë dëshmoi për rrjedhën e ngjarjeve në MPB gjatë dhunës në Kuvend më 27 prill tha se drejtori i atëhershëm i BSP-së, Mitko Çavkov, nuk i është përgjigjur thirrjeve të tij. Me Çavkovin, i cili e drejtonte shtabin operativ, ka realizuar kontakt në orën 20 pasi paraprakisht më shumë herë ka tentuar ta marrë në telefon. Nuhiu tha se kur e ka pyetur se çfarë po ndodh, Çavkov, tani i akuzuar për rastin, i ka thënë "po ndodh populli".

 

Në orën 18, i ka dërguar SMS nëse është duke ndjekur se çfarë po ndodh para Kuvendit dhe nëse ka mundësi situata të eskalojë, me ç'rast i është përgjigjur se nuk ka mundësi të tillë dhe se tani për tani gjithçka është nën kontroll". Më pas Çavkov i ka dërguar edhe një mesazh në të cilin e ka njoftuar Nuhiun se jashtë nuk ka probleme.

 

Ai tha se kur ka parë se situata është duke eskaluar, është nisur drejt Kuvendit dhe e ka kërkuar Çavkovin në telefon, por nuk ka pasur përgjigje. Më pas i ka shkruar se para Kuvendit nuk ka mjaftueshëm policë. Sipas Nuhiut, kur Çavkov ka ardhur në shtabin operativ ka pasur sjellje agresive dhe nuk i është përgjigjur Nuhiut se ku ka qenë deri në atë moment.

 

I akuzuari Igor Jug në gjykim verbalisht e sulmoi Nuhiun dhe gjykatësen Kacarska e porositi se nëse do mund ta gjykojë edhe për njëqind vjet burg. Ai pyeti se ku është zbuluesi serb Zhivaleviq dhe nënvizoi se po gjykohen 33 maqedonas ndërsa një zbulues i huaj po shëtitet nëpër Kuvend. I akuzuari Jane Çento nga ana tjetër, tha se pikërisht Nuhiu është i pari i cili duhet të mbajë përgjegjësi. 

 

I punësuari në Kuvend, Vladimir Stojkov, rrëfeu se në atë ditë për hyrjen kryesore ishte angazhuar Abdylfeta Alimi dhe përshkroi se si deputetët i kishin hapur dyert. Vendi i tij i punës atëherë ishte pranë derës së sallës plenare.

 

Kur filluan tensionet në mesin e deputetëve, dëshmitari Vlladimir Stojkov dhe Alimi kishin marrë instruksione nga shefi që ta dërgojnë armën e formacionit lartë në kabinet sepse nuk është e sigurt që të qëndrojë poshtë sepse mund të vijë dikush dhe ta marrë dhe ta përdorë. Kur i kishin dërguar armët drejtë kabinetit kishin dëgjuar zëra dhe kur ishte kthyer prapa te hyrja kryesore i kishte vërejtur deputetët.

 

Ai mes tjerash theksoi se i kishte parë deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski se si i nxjerrin trarët nga dera e mesme, njëra nga tre dyert e hyrjes kryesore.Kishte provuar që ta kthejë njërin tra, ndërsa traun tjetër Mukoski e kishte kapur nga njëri skaj dhe nuk e kishte lejuar që ta kthejë derisa deputeti Vasileski ishte drejtuar drejtë derës tjetër dhe e kishte larguar njërin tra, pas çka dëshmitari dhe Abdylfetau ishin tërhequr kah kabineti.

Paradite dëshmoi edhe kryetari i Shuto Orizares Kurto Dudush dhe një gazetare e pranishme në Kuvend gjatë ngjarjeve.

 21.9.2018, 23:21  | T.E. | 5,984 i lexuar

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | T.E. | 2.984 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.